ZYRTARE: Bylbyl Sokoli mbetet te Llapi
Llapi ka lëshuar një reagim për shtyp, duke konfirmuar se Bylbyl Sokoli nuk është larguar nga skuadra.
Sport
Klubi bardhekaltër ka bërë të ditur që Sokoli e ka mbështetjen e plotë të kryesisë.
Më poshtë e keni reagimin e plotë të Llapit.
“Kryesia e KF Llapi-t pas kthimit nga Ohri të Prof Bylbyl Sokolit ka thirrur takim të rregullt pas zhvillimeve të fundit të publikuara në media kinse Prof.Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje.
Bordi i Aksionarëve ua rikonfirmon edhe njëherë gjith opinionit dhe dashamirëve të futbollit dhe të KF Llapi-t se Prof.Bylbyl Sokoli ka përkrahjen e plotë nga bordi i Aksionarëve dhe do të ketë mbështetjen deri në Përfundimin e Kontratës, ne ia kemi besuar detyrën duke u bazuar në Pregaditjen profesionale dhe Sportive si Kryetrajner i KF Llapi-t drejt synimeve të përcaktuara nga Bordi i Aksionarëve.
Dezinformatat në disa portale në bashkpunim me disa individ jasht klubit kanë për qëllim prishjen e Atmosferës brenda Klubit më të organizuar në Kosovë ua rikojtojmë edhe njëherë se Bordi i Aksionarëve është i bashkuar fuqishëm dhe nuk mund të përqahet sepse kemi të bëjmë me shumicën e Aksionarëve të nivelit lart, prandaj njoftojm dashamirët e Futbollit dhe në veqanti të KF Llapi-t mos të bien pre e Dezinformatave dhe individëve.
Bordi Drejtues poashtu shqyrtoi ecurin e kampionatit deri më tani, dhe e vetmja pikë shqetësuese është Referimi në përgjithësi, veqanarisht në ndeshjen e fundit KF Llapi – Flamurtari te drejtuar nga Gjyqtari Fatmir Tahiri e cila ishte skandaloze dhe në shërbim të dikujt që më së miri e din ky dhe Shefi i tij Përparim Hasani.
Kërkojmë nga kryetari i FFK-s Z.Agim Ademi të merr hapat ligjor ndaj ktyre dukurive në të kundërtën ne nuk marrim përgjegjësi në rast se adhuruesit e KF Llapi-t do të protesojnë dhe eskalon situata nga këto dukuri negative në kohën kur futbolli Kosovar po ngritet nga rruga të cilën na e ka trasuar Presidenti Legjendar Fadil Vokrri.
Për të gjitha vendimet që i merr Bordi i Aksionarëve do të njoftoheni me kohë në mjetet e komunikimit zyrtar të KF Llapi-t”. /Lajmi.net/