ZYRTARE: Busquets – Barcelona, deri më 2023

Sergio Busquets ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës në Barcelonë deri në fund të sezonit 2022-23.

Sport

27/05/2016 13:35

Sergio Busquets nuk do të largohet nga Barcelona.

Mesfushori ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës në Camp Nou, deri më 2023, ka njoftura klubi kampion i La Ligës, përcjell “Lajmi.net”.

Me kontratën e re, ai do të ketë një dëmshpërblim prej 200 milionë euro.

Busquets është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e trajnerit Luis Enrique.