ZYRTARE: Buffon fillon testet mjekësore te klubi i ri

Gianluigi Buffon ka mbërritur për teste mjekësore në Paris Saint-Germain.

Sport

06/07/2018 15:37

Gianluigi Buffon gjendet në Paris për t’i filluar testet mjekësore te skuadra e Paris Saint-Germain.

Mediat franceze kanë publikuar pamjet e Buffonit i cili i shoqëruar nga disa persona po bëhet gati për të filluar ditën e parë në klubin francez.

Buffon është i lirë pas largimit nga Juventus, në fund të edicionit të kaluar, përcjell “lajmi.net”.

Buffon pritet të hënën të prezantohet si anëtar i ri i Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/