Zyrtare: Botërori 2022 në dimër

FIFA ka vendosur që Kampionati botëror 2022 në Katar të zhvillohet gjatë stinës së dimrit. Finalja do të luhet më 18 dhjetor.

Sport

19/03/2015 18:57

FIFA ka vendosur që finalja e Kampionatit botëror 2022 të zhvillohet më 18 dhjetor, duke konfirmuar se gara do të luhet gjatë stinës së dimrit.

Vendimi u mor për t’ju shmangur temperaturave të larta që mbizotërojnë gjatë stinës së verës në Katar.

FIFA po ashtu dëshiron që Botërori në Katar të jetë më i shkurtër.

Zakonisht gara zgjatë 31 ose 32 ditë, kurse në Katar pritet t’i ketë 28 ditë.