Zyrtare: Boschilia lojtar i Monacos

Skuadra e Monacos ka kompletuar transferimin e talentit brazilian, Gabriel Boschilia nga Sao Paulo.

Sport

11/08/2015 11:07

Mesfushori ofanziv brazilian ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën e Leonardo Jardim.

Transferimi i tij nga skuadra e famshme braziliane i ka kushtuar Monacos 7 milionë euro.

Boschilia ishte një nga yjet kryesore të Kampionatit Botëror për moshat nën 20 vjeçare. Lojtari u shpreh shumë i lumtur dhe krenarë që do të jetë pjesë e klubit francez.