ZYRTARE: Borussia Dortmund befason me trajnerin e ri (FOTO)

Peter Bosz do të jetë trajner i ri i Borussia Dortmundit.

Sport

06/06/2017 13:34

Borussia Dortmundi ka konfirmuar se trajneri i deritanishëm i Ajaxit, Peter Bosz do të jetë trajner i ri i klubit gjerman.

Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, e cila skadon në qershorin e vitit 2019, përcjell “lajmi.net”.

Bosz mbylli sezonin në pozitën e dytë me Ajaxin dhe ishte finalist i Europa Ligës. /Lajmi.net/