ZYRTARE: Borussia Dortmund befason me përforcimin e ri (FOTO)

Borussia Dortmund ka konfirmuar përforcimin e ri.

Sport

07/06/2017 15:56

Maximilian Philipp, është prezantuar si blerja më e re e klubit nga Signal Iduna Park. 23-vjecari ka firmosur një kontratë deri në vitin 2022 me verdhezinjtë ndërsa blerja e kartonit të tij nga Freiburgu i ka kushtuar Borussias 20 milionë euro.

Afrimi i Philipp është një sinjal se nga Dortmundi këtë verë do të ketë largime të rëndësishme, dhe njëri prej tyre mund të jetë sulmuesi i talentuar Ousmane Dembele i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona.