ZYRTARE: Bolt refuzon këtë skuadër evropiane

Usain Bolt ka refuzuar një ofertë prej dy vite e gjysmë nga kampionët e Maltës, Valleta.

Sport

17/10/2018 16:19

Tetë herë kampioni olimpik karrierën e tij futbollistike ka mundur ta vazhdojë në Evropë.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i tij Ricky Simms.

32 vjeçari Bolt pas pensionimit nga atletika ka vendosur t’i bashkohet futbollit, ku ka nënshkruar me skuadrën nga Australia, Central Coast Mariners, për të cilët ditën e premte shënoi dy herë në një ndeshje testuese.

“Ka shumë interesim për Bolt prej kohës që ka kaluar në futboll. Neve po na kontaktojnë rregullisht klube nga e gjithë bota”, ka deklaruar Simms, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ndryshimi  është se oferta e fundit erdhi përmes medieve. Mund të konfirmoj se Usain nuk e sheh si një mundësi Maltën”./Lajmi.net/