Zyrtare: Blatter fiton zgjedhjet në FIFA

Sepp Blatter ka mposhtur sfiduesin e tij Prince Ali, duke fituar mandatin e tij të pestë si president i FIFA-së.

Sport

29/05/2015 19:25

Sepp Blatter ka siguruar mandatin e tij të pestë si president i FIFA-së.

Zvicerani, përkundër thirrjeve për dorëheqje pas skandalit të korrupsionit në javën e fundit, prapë mposhti sfiduesin e tij Prince Ali, duke siguruar shumicën e votave të 209 asociacioneve anëtare në kongresin e 65-të të FIFA-së, por vetëm para raundit të dytë kur Ali u tërhoq nga gara.

79-vjeçari ka insistuar se është njeriu i duhur për të vazhduar luftën për dukuritë negative në futboll, dhe theksoi se nuk ishte i vetëdijshëm për keqbërjen e ndonjë anëtari të organizatës.