ZYRTARE: Besar Halimi bëhet me skuadër të re (FOTO)

Besar Halimi është prezantuar te Brondby IF e Danimarkës. Mesfushori i Kosovës ka thënë fjalë të mëdha dhe nuk është penduar që la një skuadër si Mainz 05.

Sport

26/06/2017 17:31

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, në një klub të madh dhe të famshëm. Prandaj, jam krenar që do të luajë me Brondbyn”, ka thënë numri 18 i kësaj skuadre për faqen zyrtare të të Brondbyt.

Halimi ka luajtur kundër ish-skuadrës së trajnerit të Brondbyt, Alexander Zorniger, i cili e njeh mjaft mirë lojtarin.

“Kam luajtur kundër skuadrës së tij, e di se është trajner i madh. Jam krenar që do të luajë për të, sepse ai ka mentalitet të mirë. E njoh stilin e lojës së tij”, ka shtuar lojtari.

Edhe drejtori sportiv i Brondbyt, Troels Bech, u shpreh i lumtur me performancën e lojtarit.

“Besari ka pontencial të jashtëzakonshëm për të na dërguar përpara. Ai ka cilësitë të forta ofensive, prandaj do të ketë rastin të na ngrit në Superligë”, ka pohuar Bech.

Kontrata e 22-vjeçarit skadon në fund të sezonit 2017/2018, por mund të vazhdohet edhe për vite tjera./Lajmi.net/