Zyrtare: Besa befason me trajnerin e ri

Besa e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, pas largimit të Gani Sejdiut.

Sport

13/03/2017 15:02

Klubi pejan ka konfirmuar në faqen zyrtare në Facebook se Astrit Imami është bërë trajner i skuadrës.

“Besa sot emëroi për kryetrajner Astrit Imamin dhe dy ndihmësit e tij Haxhi Zeka dhe Ilir Nallbani. Nënkryetari i Komunës së Pejës dhe i Besës, Shkumbin Gashi, inkurajoi lojtarët dhe stafin profesional për të vazhduar me lojëra të tilla si ajo e të dielës ndaj Trepçës ’89”, thuhet ndër tjera në njoftimin për shtyp.

Klubi është i vendosur si asnjëherë më parë që të vazhdojë rrugën drejt rikthimit të trofeve në qytetin e Pejës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6