ZYRTARE: Bernardeschi lojtar i Juventusit (FOTO)

Federico Bernardeschi është futbollisti më i ri i gjigantit italian, Juventusit.

Sport

24/07/2017 19:15

Pas zyrtarizmit të Douglas Costas, Mattia De Sciglios e Wojchie Sczcesnyt, tani radha i erdhi edhe italianit Bernardeschi.

Talenti italian pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore tani ka nënshkruar kontratë me Zonjën e Vjetër.

Bernardeschi i ardhur nga Fiorentina ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme apo deri në vitin 2022, ndërsa i ka kushtuar Juventusit plot 40 milionë euro plus pesë milionë bonuse dhe 10 për qind e kartonit nëse Zonja e Vjetër vendos ta shes.