ZYRTARE: Bernado Silva lojtar i Manchester Cityt (FOTO)
Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e Bernardo Silvas nga Monaco.
Sport
Skuadra nga Premierliga ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit, se ka arritur marrëveshje me Monacon, për transferimin e mesfushorit 22 vjeçar, Bernardo Silva.
Silva këtë edicion ka regjistruar paraqitje të mira te Monaco, duke e ndihmuar skuadrën franceze në rrugën e titullit.
Mesfushori portugez i ka kushtuar Manchester Cityt 60 milionë euro, dhe do të jetë transferimi i parë këtë afat kalimtar veror./Lajmi.net/