ZYRTARE: Berisha në Anzhi Makhachkala

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha është lojtari më i ri i Anzhi Makhachkala,

Sport

06/01/2016 09:40

Bernard Berisha ka arritur marrëveshje me klubin rus, Anzhi Makhachkala.

Ajo që përflitej prej kohesh tashmë është zyrtare. Bernard Berisha është lojtari më i ri i Anzhi Makhachkala.

Zërat për kalimin e lojtarit nga Peja qarkullonin prej kohësh por zyrtarizmi për transferimin e Berishës në Rusi ka ardhur vetëm sot, raporton SuperSport.

Kështu pas largimit te Peter Olayinka, Skënderbeut i ikën dhe një tjetër lojtar i rëndësishëm. Për momentin detajet e marrëveshjes nuk bëhen të ditura.