Zyrtare: Berbatov gjen klubin e ri

Sulmuesi i mirënjohur bullgar, Dimitar Berbatov është transferuar në klubin grek, PAOK.

Sport

02/09/2015 13:14

Dimitar Berbatov ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin grek, PAOK.

Sulmuesi i mirënjohur bullgar ishte futbollist i lirë pas largimit nga Monaco gjatë verës.

Ndërsa, ai ka arritur marrëveshje me PAOK-un, ku do ta ketë për bashkëlojtar reprezentuesin shqiptar Ergys Kaçe.

Berbatov gjatë karrierës së deritashme ka luajtur për skuadra të ndryshme si Bayer Leverkusen, Tottenham, Manchester United, Fulham dhe në fund Monaco.