ZYRTARE: Bekim Shotani trajner i KF Llapit

Bekim Shotani është emëruar trajneri i KF Llapit.

Sport

19/10/2018 11:07

Trajneri Bekim Shotani do të jetë pasuesi i Bylbyl Sokolit te skuadra e KF Llapit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, KF Llapi ka prezantuar trajnerin Bekim Shotani, që së fundi drejtoi skuadrën e Ballkanit.

“Zyrtare: Bekim Shotani emërohet kryetrajner i Llapit

Podujevë, 19 tetor 2018 – Pas marrëveshjes në mes drejtuesve dhe trajnerit nga sot Bekim Shotani do ta udhëheq skuadrën në vazhdën e kampionatit.

Ai do ndihmohet nga stafi përcjellës me ndihmësit Fadil Ademi, Driton Rrahmani, Ardian Sallahu e Bekim Mulliqi, ndërsa sot Shotani iu bashkua futbollistëve në stërvitjen e parë të cilët i dëshiruan mirëseardhje dhe suksese të përbashkëta në vazhdim”, thuhet në njoftimin e KF Llapit./Lajmi.net/