Zyrtare: Behrami në Hamburg

Valon Behrami është futbollist i ri i Hamburgut. Napoli e ka zyrtarizuar shitjen e yllit kosovar te klubi nga Bundesliga, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter

Sport

02/08/2014 23:26

Valon Behrami është zyrtarisht futbollist i Hamburgut. Lajmin e ka bërë të ditur Napoli nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter.

Mesfushori kosovar është larguar nga San Paolo pas dy edicionesh në ekip dhe është shitur te klubi nga Bundesliga në marrëveshje me vlerë prej 4-5 milionë euro.

Ende nuk janë bërë të ditura të gjitha detajet, mirëpo postimi nga Napoli i jep fund pritjes disa ditore për zyrtarizimin e kalimit të Behramit në radhët e Hamburgut.

Reprezentuesi i Zvicrës tashmë disa ditë është duke qëndruar në skuadrën e re në pritje të zyrtarizimit të marrëveshjes për të filluar stërvitjet në përgatitje për edicionin e ri dhe aventurën e re në Bundesligë.