ZYRTARE: Bayerni emëron trajnerin e ri (FOTO)

Bayern Munich ka emëruar trajnerin e ri.

Sport

06/10/2017 16:00

Gjiganti bavarez ka emëruar për trajner të ri, Jupp Heynckes, i cili do të zëvendësojë të shkarkuarin Carlo Ancelotti.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Bayernit, ku 72 vjeçari do të drejtojë skuadrën deri në përfundim të sezonit.

“Jupp Heynckes do të jetë trajner i Bayernit deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Heynckes ka qenë trajner i Bayernit edhe në të kaluarën, ndërsa në vitin 2013 ka fituar tripletën./Lajmi.net/