Zyrtare: Bayern Munich arrin marrëveshje me talentin premtues

Bayern Munich ka bërë një hap shumë të mirë duke arritur marrëveshje me talentin e madh.

Sport

07/02/2019 19:15

Kampionët e Bungesliga kanë arritur të dakordohen  me 19 vjeçarin, Jann – Fiete Arp, raporton “Bild”, transmeton lajmi.net.

Fiete Arp aktualisht paraqitet me skuadrën e Hamburg, skuadër me të cilën ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2020.

Lojtari do të vendos nëse do t’i bashkohet Bayernit në fund të këtij sezoni, apo do të pres deri në fund të kampanjes 2020/21.

Raportohet se gjiganti bavarez do t’i paguaj Hamburgut një shumë prej 2.5 milionë eurove skuadrës së Hamburg, për shërbimet e Arp.

Skuadra e Bayern po vazhdon të nënshkruaj me lojtarët e rinj, si Alphonso Davies, Benjamin Pavard, Leon Goretzka e shumë emra të tjerë. /Lajmi.net/