ZYRTARE: Barcelona prezanton përforcimin e ri (FOTO)

Barcelona ka konfirmuar transferimin e portierit Jasper Cillessen nga Ajax Amsterdam.

Sport

25/08/2016 12:32

Jasper Cillessen është portier i ri i Barcelonës.

Gjiganti katalan ka konfirmuar transferimin e tij nga Ajax Amstedam për rreth 14 milionë euro.

Në komunikatën e publikuar nga Barcelona, Cillessen shihet me fanellën e kampionit të La Ligës, përcjell “Lajmi.net”.

Cillessen do ta zëvendësojë Claudio Bravon i cili është në prag të transferimit në Manchester City.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.