ZYRTARE: Barcelona ia vazhdon kontratën Kabashit, kjo është klauzola e tij

Mesfushori i Kosovës, Labinot Kabashi, ka vazhduar kontratën me Barcelonën edhe për dy sezone.

Sport

15/02/2019 10:27

Ditë e renovimeve të kontratave te Barcelona.

Pas trajnerit Ernesto Valverde, edhe ylli i Kosovës, mesfushori Labinot Kabashi, ka nënshkruar kontratë të re me kampionët e La Ligas, shkruan lajmi.net.

Barcelona në faqen zyrtare të saj njofton se Kabashi ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone, me mundësi vazhdimi edhe për dy tjera.

Katalanët i kanë vendosur Kabashit klauzolën e lirimit prej 40 milionë euro, ndërsa ajo do të rritet në 100 milionë euro, nëse lojtari arrin të futet në skuadrën e parë.

Kabashi, më 28 shkurt mbush 19 vite, ndërsa shumë shpejtë pritet të operohet nga një lëndim tjetër në gju./Lajmi.net/