ZYRTARE: Barcelona e prezanton transferimin e radhës (VIDEO)

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Nelson Semedos.

Sport

14/07/2017 17:23

Skuadra katalane një ditë pasi konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Benfican për mbrojtësin 23 vjeçar, sot ka kompletuar këtë transferim, duke e zyrtarizuar në faqen zyrtare të klubit.

Semedo është 23 vjeçar, dhe për shërbimet e tij Barcelona ka paguar 35 milionë euro./Lajmi.net/