ZYRTARE: Bale tregon se në cilën skuadër do të luaj edicionin e ri

Garath Bale ka thënë se nuk është i interesuar të flasë për spekulimet që e lidhin me largim nga Real Madridi, në afatin kalimtar të verës.

Sport

04/06/2017 19:34

Anësori uellsian është shprehur se më shumë është i interesuar të festojë titullin e tretë të Ligës së Kampionëve, se sa të merret me spekulimet e transferimeve.

27 vjeçari ka bërë të ditur se është i lumtur te Real Madridi, me të cilën skuadër ka nënshkruar një vit më parë kontratë afatgjate.

“Nuk kam lexuar asgjë, kështu që nuk di se çfarë të them”, u përgjigj Bale për spekulimet e medieve.

“Jam i lumtur këtu, kam nënshkruar kontratë afatgjate verën e kaluar. Kemi fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve në katër vitet e fundit, kjo është çmenduri, kjo është arsyeja pse kam nënshkruar me Real Madridin”./Lajmi.net/