ZYRTARE: Bakayoko në Milan

Milan ka kompletuar transferimin e Tiemoue Bakayoko nga Chelsea.

Sport

14/08/2018 14:16

Milani e ka zyrtarizuar transferimin e Tiemoue Bakayokos nga Chelsea.

23-vjeçari francez i bashkohet klubit italian në formë huazimi me mundësi blerje në verën e ardhshme për 35 milionë euro.

Ai do të prezantohet si lojtar i Milanit të premten në “Casa Milan”.

Francezi kalo te Chelsea vitin e kaluar nga Monaco, mirëpo nuk arriti ta sigurojë një vend në formacionin bazë.