ZYRTARE: Babai i Lorik Canës emërohet kryetar i FC Vëllaznimit

Ish futbollisti i njohur, dhe babai i Lorik Canës, Agim Cana, është zgjedhur president i i skuadrës nga Gjakova, FC Vëllaznimi.

Sport

12/01/2018 21:20

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e FC Vëllaznimit në Facebook.

“Zyrtare:

Më në fund arriti lajmi bombastik Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi.

Forca e FC Vëllaznimit.

z.Shkelzen Gashi (ish kryetari) mbetet gjothmon pjesë dërmuese e klubit futbollistik Vëllaznimi dhe do mbetet president nderi.

Me respekt FC Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit.

Në ditët në vijim pritet të mësohet nëse Agim Cana blerë ndonjë pjesë të aksioneve të FC Vëllaznimit./Lajmi.net/