Zyrtare: Atletico transferon Vietton

Skuadra e Atletico Madridit ka arritur të transferojë në mënyrë zyrtare yllin e Villarealit dhe të La Ligas, Luciano Vietton.

Sport

07/07/2015 22:35

Atletico Madridi ka konfirmuar transferimin e Luciano Viettos nga Villareali.

Ai ka nënshkruar kontratë me Atleticon që do ta mbajë atë në Vicente Calderon për gjashtë sezonet e ardhshme.

21 vjeçari është transferuar te Villareali nga Racing në sezonin e kaluar, duke shënuar 20 gola në Spanjë dhe në ndeshjet europiane.