ZYRTARE: Arsene Wenger largohet nga Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nëpërmjet një deklarate ka bërë të ditur se në fund të sezonit do të largohet nga Arsenali

Sport

20/04/2018 11:01

 

Në letrën e tij thuhet se ky është njëri ndër vendimet më të vështira në karrierë, transmeton lajmi.net

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe diskutimeve me klubin, mendoj se është koha e duhur të largohem. Jam mirënjohës që kam pasur privilegjin t’i shërbej klubit për shumë vite”, ka thënë Wenger.

“E kam menaxhuar klubin me përkushtim dhe integritet. Dua të falendëroj të gjithë që e bëjnë këtë klub kaq të veçantë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/