ZYRTARE: Arsenal tregon se sa do të mungojë Bellerin

Arsenal ka dhënë detajet të tjera rreth lëndimit të Hector Bellerin.

Sport

22/01/2019 12:34

Hector Bellerin u lëndua në fitoren e Arsenalit ndaj Chelseas në vikendin e kaluar, ndërsa e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Skuadra londineze ka shpjeguar se mbrojtësi spanjoll pritet të mungojë nga gjashtë deri në nëntë muaj nga lëndimi, pasi besohet se t’i ketë këputur ligamentet e gjurit.

Pas lëndimit të pësuar gjatë ndeshjes sonë kundër Chelsea të shtunën, mund të konfirmojmë se Hector ka prishur ligamentin e kryqëzuar anësor të gjurit të tij të majtë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit, përcjell lajmi.net.

“Hector do t’i nënshtrohet një operacioni për tu rikuperuar në këto ditët e ardhshme. Procesi i rehabilitimit pritet të zgjasë nga gjashtë deri në nëntë muaj, ndërsa Hector do të mbetet jashtë veprimit për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

“Gjithkush në klub do të punojë sa më shumë që të jetë e mundur për të siguruar që Hector të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur sezonin e ardhshëm”, thuhet më tej në njoftimin e klubit londinez. /Lajmi.net/