ZYRTARE: Arsenal befason tifozët me përforcimin e ri

Arsenal ka kompletuar edhe një përforcim për sezonin e ri.

Sport

11/07/2018 12:24

Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Matteo Guendouzi nga Lorient.

19-vjeçari karrierën e filloi te Paris Saint-Germaini, para se të kalonte te akademia e Lorientit në vitin 2014.

Guendouzi debutoi në ekipin e parë si 17-vjeçar në tetorin e vitit 2016 dhe ka realizuar 30 paraqitje.

Ai do të bartë fanellën me numrin 29, të cilën e mbajti Granit Xhaka sezonin e kaluar.