Zyrtare: Arnautovic në West Ham, thyhet rekordi i klubit për transferime

Mesfushori ofansiv, Marko Arnautovic edhe zyrtarisht sot është bërë pjesë e skuadrës londineze, West Ham.

Sport

22/07/2017 19:39

Skuadra e Slaven Biliq i ka paguar Stoke Cityt 24 milionë funte apo 26.7 milionë euro, duke thyer rekordin e transferimeve të klubit, transmeton lajmi.net

Arnautovic ka nënshkruar kontratë me West Hamin për pesë vitet e ardhshme.

Ky është transferimi i katërt në këtë merkato për skuadrën londineze. /Lajmi.net/