ZYRTARE: Armando Sadiku bëhet me skuadër të re

Armando Sadiku edhe zyrtarisht është rikthyer në Zvicër.

Sport

15/01/2019 22:25

Sulmuesi shqiptar, është zyrtarizuar te zviceranët e Luganos, fanellën e të cilës skuadër e ka veshur edhe dy herë në të kaluarën.

Lajmi bëhet i ditur nga skuadra e Luganos, që shprehet e lumtur që ka rikthyer në skuadër 27 vjeçarin, i cili vazhdon të mbetet në pronësi te Levantes.

Sadiku vitet më të mira në karrierë i ka kaluar te Lugano, tek e cila skuadër ka qenë në dy periudha, në vitet 2012-2014 dhe në vitin 2017.

Në këto dy periudha, Sadiku për Luganon ka shënuar 33 gola në 49 paraqitje./Lajmi.net/