ZYRTARE? Ardit Jaupaj të Feronikeli

Ardit Jaupaj është lojtari më i ri i Feronikelit, ndërsa sot është prezantuar me klubin e ri.

Sport

19/01/2018 23:02

Ai së fundmi ka luajtur te Flamurtari në stinorin vjeshtor.

Jaupaj ka ardhur në Kosovë nga klubi i Partizanit të Tiranës.

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj është ai që e ka prezantuar lojtarin.

“Ardhja e Jaupajt në ekip, do të jetë një hap më shumë i bërë drejt arritjes së qëllimeve për t’u kthyer në luftë për titull”, ka thënë i pari i klubit Ramaj.