ZYRTARE: Anulohet meçi mes Haye dhe Bellew, kjo është arsyeja – Lajmi.net
ZYRTARE: Anulohet meçi mes Haye dhe Bellew, kjo është arsyeja
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 17:04, 20 November 2017
Rimeqi mes David Haye dhe Tony Bellew është shtyrë.

Është boksieri britanik, David Haye që ka kërkuar një gjë të tillë, pasi ka pësuar një lëndim në krah.

Kjo luftë ishte paraparë të zhvillohej më 17 dhjetor në Londër, në ‘O2 Arena’.

Ish dy herë kampioni i botës, është tërhequr nga lufta e paraparë për muajin e ardhshëm, për t’iu nënshtruar një operimi në krah. Lufta është vendosur të shtyhet deri në rimëkëmbjen e plotë të Haye, që pritet të jetë brenda vitit 2018.

Të dy këta boksier janë takuar edhe në muajin mars, me Haye që dorëzoi lojën në raundin e 11 pas një lëndimit të pësuar në gju. Kjo ishte vetëm humbja e tretë në karrierën e Haye./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: David Haye, Tony Bellew

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Zombie Big Trouble