ZYRTARE: Antonio Mirante transferohet te Roma

.

Sport

22/06/2018 20:55

Antonio Mirante nga sezoni tjetër do të jetë pjesë e Romës.

Portieri italian është larguar nga Bologna, për të vazhduar karrierën në kryeqytetin italian.

Bologna në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se Mirante do të vazhdojë karrierën te Roma.

Ata në komunikatën e tyre kanë falënderuar Miranten për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar./Lajmi.net/