ZYRTARE: Anel Rashkaj largohet nga Prishtina

Mesfushori që erdhi me shumë bujë te skuadra e Prishtinës, Anel Rashkaj, nuk është më pjesë e klubit nga kryeqendra e Kosovës.

Sport

25/09/2017 21:55

Lajmi konfirmohet për Gazetaolle.com nga vet Rashkaj. “Jam larguar nga Prishtina. Kanë mbetur të kryhen edhe disa detaje. Ishte shumë dallim i madh në të gjitha aspektet.

“Unë erdha i përgatitur, por kur u ballafaqova me situatën, nuk munda ta përballojë nga kushtet e punës deri te mentaliteti”.

“Klubi ka qenë korrekt në aspektin financiar aty nuk kam pasur probleme, por arsyet e cekura më lart”, deklaroi Rashkaj për GazetaOlle.com.

Rashkaj më parë ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës madje duke e bartur edhe shiritin e kapitenit.

Ai ka bërë karrierë edhe në Suedi duke shkëlqyer në skuadrat ku ka luajtur, mirëpo në Kosovë nuk është përshtatur me ambientin e Prishtinës.