ZYRTARE: Andres Iniesta pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës

Përballja mes Rusinë në Kupën e Botës, ka qenë e fundit për Andres Iniestan në fanellën e Spanjës.

Sport

01/07/2018 21:03

Mesfushori 34 vjeçar, ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga futbolli ndërkombëtar.

Kombëtarja e Spanjës u eliminua nga Kupa e Botës, duke u mundur befasisht nga Rusia pas ekzekutimit të penalltive.

“Është dita më i trishtuar e karrierës sime”, ka deklaruar Iniesta pas humbjes nga Rusia.

“Është realitet që është loja ime e fundit me ekipin kombëtar. Është fundi i një aventure të mrekullueshme”, ka vazhduar ai.

Iniesta ka 131 ndeshje me Spanjën, ku ka shënuar 13 gola, duke fituar dy tituj të Evropës dhe një të botës./Lajmi.net/