ZYRTARE: Ancelotti merr vendim për të ardhmen

Carlo Ancelottin nuk do ta shohim në bankinën e ndonjë skuadre këtë sezon.

Sport

02/10/2017 21:20

Trajneri italian që javën e kaluar u shkarkuar nga Bayern Munich, ka folur për herë të parë për të ardhmen e tij.

Ancelotti gjatë një ndeshje bamirësie në Jeruzalem, ka deklaruar se në 10 muajt e ardhshëm nuk do të drejtojë asnjë skuadër, duke lënë të kuptohet se për të ky sezon tashmë është i përfunduar.

“Unë do të pushoj në 10 muajt e ardhshëm, kështu që nuk ka skuadra të tjera për këtë sezon”, ka thënë Ancelotti para gazetarëve./Lajmi.net/