ZYRTARE: Allardyce shkarkohet nga Everton

Sam Allardyce është larguar nga roli i menaxherit të klubit të Evertonit.

Sport

16/05/2018 11:11

Evertoni ka konfirmuar se Sam Allardyce është larguar nga roli i menaxherit të klubit.

Ai erdhi si zëvendësim i të shkarkuarit tjetër, Ronald Koeman ndërsa edhe ky i fundit është shkarkuar me arsyetimin se klubi synon një plan më afatgjatë sa i përket menaxherit.

Pasardhës i Allardyce në pozitën e menaxherit pritet të jetë Marco Silva.