Zyrtare: Aliji ndahet me Klauternin

Mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji edhe zyrtarisht ka mbetur futbollist i lirë.

Sport

31/08/2017 23:30

Kontrata e tij me skuadrën gjermane Kaiserslautern skadonte në qershor të vitit 2019.

Por me një marrëveshje dy palësh, Aliji dhe klubi gjerman kanë shkëputur bashkëpunimin e tyre.

Kësisoj reprezentuesi shqiptar ka mbetur një futbollist i lirë dhe pritet rikthimi i tij në Zvicër.