Alaba-Real Madrid, lajm “bombë”

Bayerni i Munichut e ka refuzuar ofertën zyrtare të Real Madridit për David Alaban.

Sport

31/05/2016 16:59

Lajm “bombastik” nga mediat gjermane, që konfirmojnë se Alaba do të mbetet te Bayerni edhe për edicionin e ardhshëm.

Gjiganti bavarez e ka refuzuar ofertën prej 50 milionë eurosh për Alaban, përcjellë “Lajmi.net”.

Reprezentuesi austriak mbetet kështu vetëm një ëndërr për presidentin e Realit, Florentino Perez, i cili e adhuron atë.

Alaba ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021 dhe ka pagë vjetore prej 12 milionë eurosh në sezon.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.