ZYRTARE: Aguero nënshkruan me top klubin nga Liga e Kampionëve

Sergio Aguero me marrëveshjen e re do të mbetet në klub deri në vitin 2021.

Sport

21/09/2018 10:09

Sergio Aguero nënshkroi kontratë të re njëvjeçare në Manchester City.

Sulmuesi argjentinas me marrëveshjen e re do të mbetet në klub deri në vitin 2021.

Aguero, 30 vjeç, kishte thënë në mars se do të largohej nga “Citizens” më 2020, kur ishte caktuar të skadonte kontrata e shkuar duke shprehur dëshirë të pensionohet te ish skuadra nga vendlindja e tij, Independiente, përcjell “lajmi.net”.

Por, me kontratën e re, golashënuesi më i mirë i Cityt do të qëndrojë në klub deri pas ditëlindjes së 33-të. /Lajmi.net/