ZYRTARE: Afrim Tovërlani bëhet me ekip të ri

Tovërlani merr drejtimin e Ferizajt.

Sport

26/07/2018 15:01

Trajneri i njohur vendor, Afrim Tovërlani, është bërë me ekip të ri.

Ai është emëruar trajner i Ferizajt, njofton faqja zyrtare, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kemi kënaqësin të ju njoftojmë se skuadra jonë sot ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani.

‘Toki’ ka qenë pjesë e disa skuadrave në vendin tonë, ku kishte suksese çdo herë. Tovërlani eshtë ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit Kosovarë në vitet e fundit.

Ne si klub kemi kënaqësinë që do të punojmë me një trajner si Afrim Tovërlani, i cili punon shumë dhe jep çdo herë më të mirën nga vetja. Ne besojmë që me Tovërlanin si trajner do të jemi një skuadër stabile në Superligë.

Ne si klub i urojmë Afrim Tovërlanit së pari shëndet dhe suksese me klubin tonë.

Gjithashtu brenda pak ditësh do të publikojmë edhe transferimet që do ti bëjmë. Për çdo informacion i gjeni tek faqja zyrtare e klubit tonë”, thuhet në kumtesën e KF Ferizajt. /Lajmi.net/