Zyrtare: 95 të vrarë nga sulmi terrorist në Ankara

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu ka deklaruar se 95 persona kanë vdekur në sulmin terrorist në Ankara, 246 janë lënduar ndërsa sipas tij 48 prej tyre gjenden në gjendje kritike.

Bota

11/10/2015 00:01

Ai ka thënë se hetimet ende janë duke vazhduar dhe se tani për tani ende nuk dihet kush qëndron prapa sulmit që ka ndodhur gjatë kohës së mbajtjes një marshi protestues kundër dhunës ndaj kurdëve.

“Mjekët edhe më tej po luftojnë për të shpëtuar jetën e 48 qytetarëve tanë që janë rëndë të lënduar, ndërsa lëndime kanë marrë gjithsej 246 njerëz. Për fat të keq jetën e kanë humbur 95 prej tyre”, ka thënë Davutoglu në një konferencë për media.

Sipas tij të lënduarit janë shpërndarë në 29 spitale në Ankara.

Më herët kryeministri Davutoglu ka deklaruar se ka dëshmi se sulmin e kanë kryer dy persona me bomba vetëvrasëse.