Zyrtar i burgjeve është akuzuar për keqpërdorim

Komiteti Hetues i Rusisë e ka akuzuar zëvendësshefin e Shërbimit Federal të Burgjeve, Oleg Korshunov, për keqpërdorim të afro 2.7 milionë dollarëve.

Bota

14/09/2017 13:13

Ky komitet ka njoftuar sot se Korshunov, i cili ishte person përgjegjës për shërbimet e kontraktorëve, është akuzuar se i ka aranzhuar dy kontrata qeveritare për blerje me çmime tejet të shtrenjta për naftë dhe ushqim.

U tha se shërbimi i burgjeve ka pësuar humbje financiare si pasojë e blerjeve.

Raportohet se Korshunov është arrestuar dje në një klub për jahta në rajonin e Moskës.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se po vazhdon hetime për ato që mund të jenë “episode” të tjera të keqpërdorimit.