Zyra e re e Facebook në Singapor është thjeshtë e mahnitshme (Foto)
Facebook ka hapur një zyre të re në zemër të një qendre tregtare në Singapor.
Fun
Qyteti është tashmë shtëpi për selinë e Facebook që nga viti 2010, por rrjeti social është zhvendosur në një zyre më të madhe në katin e 22’të të ndërtesës South Beach këtë verë.
Me tavane të papërfunduara, mure të pangjyrosura dhe dhoma të reja, Facebook diti mjaft mirë se si ta rregullojë zyrën e re.
Shumë artistë vendas u punësuan për të dekoruar muret e zyrës, duke përfshirë një dizajn që përfaqëson përzierjen e kulturës Lindore me atë Perëndimore, transmeton lajmi.net.
Është e qartë se kompania e merr seriozisht jetën dhe punën e punonjësve, pasi ka krijuar një kat me seksion lojërash, kuzhinë moderne dhe një kopsht elegant.
Fotografitë se si duket zyra e re në këtë vend mund t’i shihni më poshtë:
Një dizajn në muri nga artisti Justin Lee – që e bashkon Perëndimin me Lindjen.
Vizitorët mund të lejnë një mesazh në murin e Facebook
Këtu punonjësit nënshkruhen
Kjo është libraria enkas për punonjësit
Në këtë hapësirë ndodhet një makinë ku punonjësit mund të marrin çfarëdo që u nevojitet në rast se i kanë harruar në shtëpi disa gjëra që ju duhen për në punë
Këto janë shkallët që të çojnë për në zyre, të dizajnuara nga Dawn Ng
Këtu është këndi i lojërave ku punonjësit mund të relaksohen
Zona e pushimit, ku punonjësit mund ta provojnë kutinë anti-gravitet të Instagram apo lojën ‘mahjong’ të Facebook