Zyra e BE-së: Dialogu, hapi i duhur për zgjidhjen e situatës aktuale

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, thotë se thirrja e presidentes Atifete Jahjaga për të thirrur të gjitha partitë politke në dialog, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për të dalë nga situata aktuale politike “është hapi i duhur”.

Lajme

19/10/2015 15:34

“Thirrja e Presidentes së Kosovës për të thirrur dialog politik është hapi i duhur drejt zgjidhjes së situatës së tanishme.”

“Ne u bëjmë thirrje partive politike që të shfaqin përgjegjësi dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut për të mirën e të ardhmes së Kosovës”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së, raporton lajmi.net.