Zyba: Oferta e VV-së në përshtatshmëri me qytetarët e Therandës

Sali Zyba, kandidat i Vetëvendosjes për Therandën, konsideron se do të dalin fitues në zgjedhjet e 22 tetorit pasi ka thënë se qytetarët e kësaj komune tashmë e dijnë se kush e sjellë ndryshimin në komunën e tyre.

Lajme

26/09/2017 21:52

Zyba në emisionin special Magazina Lokale, tha se Vetëvendosje ka parë tash e sa vjet keqqeverisjen që i është bërë komunës së Therandës, prandaj sipas tij në programi i tyre qeverisës ka ofertat në përshtatshmëri me nevojat e qytetarëve.

”Mund të mos e dijnë qytetarët e Therandës se kush mund të fitojë sonte në futboll por e dijnë se në komunën e tyre kush do të fitojë. Ajo është Vetëvendosje”.

”Kjo keqqeverisje e deritashme duhet të ndryshojë. Ka 12 vjet që deri tani kemi kërkuar votën e qytetarëve, por pas 12 qershorit, ka arritur ndryshimi”.

”Në komunën e Therandës, meqenëse nuk është qeverisur mirë, Vetëvendosje ka përshtat dhe trajtu në mënyrë të veçantë nevojën e qytetarëve. Arsimi në komunën tonë nuk është në gjendje të mirë”.