Zvonimir Boban përlotet derisa dëgjonte fjalimin emocionues të Luka Modric

Luka Modric i ka dhënë fund dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, duke e fituar çmimin e FIFA-s për ‘Lojtarin e Vitit’.

Sport

24/09/2018 22:33

Pas një sezoni fantastik me Real Madridin dhe ekipin e Kroacisë, 33 vjeçari ka marrë vota të mjaftueshme nga kapitenët e ekipeve kombëtare për të fituar çmimin ‘The Best’.

Pas tërheqjes së këtij çmimi, Modric nuk ka lënë pa përmendur edhe idhullin e tij, Zvonimir Boban.

“Unë dua të përmend idhullin tim, komandantin e Kroacisë të vitit 1998, frymëzimin tim të madh, Boban, i cili ka frymëzuar gjithë Kroacinë”, ka deklaruar Modric.

Derisa Modric po thoshte këto fjalë, në ekran u shfaq Boban, që nuk mund të përmbante lotët nga emocionet./Lajmi.net/