Zvogëloni rrezikun nga një sulm në zemër

Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit më të mëdhenj të njerëzve, por lajmi i mirë është se këto sëmundje mund të parandalohen.

Lifestyle

23/09/2014 17:39

Ekspertët kanë qenë gjithmonë në kërkim të mundësisë për zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare, por një studim i ri tregon se mjekësia alternative mund të ketë një impakt të fuqishëm në reduktimin e rreziqeve nga sëmundjet kardiovaskulare, transmeton Lajmi.net.

“Nuk janë vetëm ilaçet ato që mund ta parandalojnë dhe të trajtojnë sëmundjet kardiovaskulare, ka edhe diçka më shumë”, thotë kardiologu Dr.Stephen Devries. Këtu ne kemi sjellë disa këshilla që mund të kenë një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. 

Të ndalosh së stresuari tingëllon mirë, por a munden njerëzit që me të vërtetë të ndryshojnë mënyrën se si reagojnë në situata të dëshpëruara? Nëse po, kjo mund të ju ndihmojë në shëndetin e zemrës suaj.

Sipas studimit të bërë nga instituti HeartMath, hulumtuesit gjetën se emocionet pozitive janë një faktor që ulin shtypjen tuaj të gjakut në vetëm tre muaj të të qenurit pozitiv çdo ditë.

Rezultatet e studimit ishin premtuese: në gjithë pacientët e studiuar, shtypja e gjakut të tyre kishte rënë për 12% pa përdorur ilaçe por vetëm duke menduar në mënyrë pozitive, transmeton Lajmi.net.

Stresi e bënë të vështirë punën e hormoneve tuaja të zemrës që promovojnë pozitivitet, të tilla si kortizoli dhe adrenalina, ku këto hormone më pas nuk përqendrohen në energji dhe hormonet e stresit fillojnë të japin përgjigje.

Të përqendrohesh në pozitivitet është e lehtë. Kur ju ndjeheni të stresuar apo në ankth, mendoni se çfarë po ju brengosë, pastaj krijojani vetes një mendim në mendjen tuaj se mund t’ia dilni nga kjo gjendje pa ilaçe.

Si ta bëni këtë? Merrni frymë thellë për disa minuta, duke e përqendruar vëmendjen tek rrahjet e zemrës tuaj. Do ta shihni se do të identifikoni një ndjenjë pozitive.