Zvogëlohet numri i protestuesve para Kuvendit (Foto)

Për shkak të shiut që është duke rënë momentalisht, numri i protestuesve tek rruga “UÇK” është pakësuar.

Lajme

26/02/2016 14:07

Në orën 11 kur edhe ka filluar seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, protestues të shumtë janë zhvendosur tek hyrja e Kuvendit që gjendet në këtë rrugë dhe afër ndërtesës së komunës së Prishtinës.

Ata vazhdimisht po brohorasin kundër kandidatit për president Hashim Thaçi. Brohoritjet e tyre po dëgjohen edhe Brenda në sallë të Kuvendit, ku deputetët po vazhdojnë diskutimin rreth zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.